e shtunë, 30 mars 2013

ANJEZA SWEET ;Bana llafe me Gruan u zume keq fare...

- Dil nga shpia kurve
Zemer qetsohu mos me thuj ashu
- Dil shpejt jashte mos me detyro te ve dore tashi
Po jo e shpirt se kam frike eshte ora 12 e nates
- Mos me detyroooo te perdooor dhune po theeem po dil me te mire

Nderkohe Kalon nje komshi aty
- Ha mer ca ke kshu pse je kaq i nxehur
Ja me nxorri Gruaja jashte , jo se dola nga frika jo Po kush hante Dajak pa lidhje

e mërkurë, 27 mars 2013

52 Vjecari Nga Policani Tenton Të Zhveshë Në Publik Të Dashurën 27 Vjecare



Një 52-vjeçar nga Policani ka tentuar që të zhveshë në public të dashurën e tij e cila kishte vendosur që ta linte. Bëhet fjalë për Sybi Ahmetbejan I cili është I martuar dhe kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me një 27 vjecare. Por në momentin që ai kishte kërkuar divorc në mënyrë që të bashkëjetonte me vajzën shumë herë më të re se gruaja e tij, ajo ka refuzuar dhe I ka thënë që lidhja e tyre kishte përfunduar.
Ahmetbeja nuk e pranonte këtë fakt dhe e ngacmonte sa herë e shihte në rrugë 27-vjeçaren. Madje, sipas dëshmisë së saj në polici, ka tentuar që ta zhveshë atë në mes të rrugës. Pas denoncimit të 27-vjeçares, 52 vjcari është arrestuar

Tmerr! Mjekja vrasëse ekzekutoi 300 pacient për të liruar krevatet e spitalit!!!

Një mjeke nga Brazili do të përballet me akuzën më të rëndë në historinë e mjekësisë: Vdekjen me qëllim të 300 njerëzve!
  
Virginia Suarez de Souza, u arrestua pak ditë më parë, pas zbulimit se 20 pacientë të shtruar spital dhe që trajnoheshin në pavijonin e kujdesit intensiv të spitalit –faza e fundit e sëmundjes- ku punonte si mjeke Virginia në Brazili, lanë frymën e tyre të fundit, kur ajo kishte dezhurnin.
Kategoritë që do të përballet mjekja janë për dhënie mbidozë ilaçesh pacientëve dhe uljen e sasisë së oksigjenit pacientëve. Qëllimi i mjekës ishte të zbrazte krevatet e spitalit, pra sa më shumë krevate dhe në kohë rekord. Deri më tani janë faktuar 20 viktima nga dora e saj, ndërsa akuzohet se numri i pacientëve të “ekzekutuar” nga Virginia arrin në 300 CLIK HER ==> GOGOGOGO

Zvicër çfarë bën një shqiptar kur shefi i tij nuk e paguan?

Një emigrant shqiptar në Zvicër, shefit të tij i ka shtypur makinën me buldozer. Punëtori shqiptar në Zvicër, ka shtypur makinën e shefit të tij, pasi ai nuk i paguante rregullisht pagën mujore. Lajmi ka ngjallur aq shumë popullaritet sa që është përhapur në të gjitha faqet zvicrane të internetit.Në Zvicër ende nuk është bërë i ditur identiteti i emigrantit shqiptarë ,i cili u bë protagonist i kësaj ngjarëje. Shi okni videon me poshte




Kush e vrau Bin Laden

Televizioni amerikan, CNN, pohon se rrëfimi i publikuar në revistën 'Esquire' nuk është i vërtetë.
Para një muaji e gjysmë, revista amerikane 'Esquire' botoi rrëfimin ekskluziv të një pjesëtari të forcave speciale, i cili pohonte se ishte pikërisht ai që, duke shtënë me tre plumba në kokë, kishte vrarë terroristin e shumëkërkuar, Osama Bin Laen. Por, sipas tij, pas përfundimit të misionit ushtria e kishte larguar nga puna, duke e lënë pa mbështetje financiare, pa sigurim shëndetësor dhe pa asnjë lloj mbrojtjeje.

Por, televizioni CNN tani sjellë një rrëfim krejt tjetër, nga një pjesëtar tjetër i njësitit Seals, që kishte ndërhyrë brenda pronës së Bin Laden. Ky rrëfim konfirmohet edhe nga një zyrtar i lartë - por i paemëruar - amerikan. Në fakt, pjesëtari i Seals pohon se, ai dhe ekipi i tij ishin frustruar nga ajo që kishin lexuar në 'Esquire', sepse asgjë në tekst nuk ishte e vërtetë. Mirëpo, problemi ishte se nuk guxonin të flisnin asgjë publikisht, meqenëse, përveçqë e kishin të ndaluar të flisnin lidhur me aksionet, u duhej t'i ruanin edhe identitetet e tyre.

"Ai vërtet ishte i pari që u ngjit në katin e parë, dhe që e qëlloi Bin Ladenin në kokë, sapo ky i fundit hapi derën e dhomës së tij të fjetjes për të parë se ç'po ndodhte. Por, nuk e vrau. U fut në dhomë, për të vërtetuar se mos gratë që ishin bashkë me Bin Ladenin kishin mbështjellë ndonjë mjet shpërthyes rreth belit, për shkak se kjo ishte frika më e madhe gjatë organizimit të aksionit. Atëherë, në dhomë u futën dhe dy pjesëtarë të Seals, dhe shtien mbi gjoksin e terroristit, duke e lënë në vend atë", sqaroi pjesëtari i Seals për CNN.

Sipas tij, nuk ka gjasa që kolegu, i cili pohon se ka vrarë Osama Bin Ladenin, të ketë parë një revole afër tij, meqenëse në vendngjarje janë gjetur dy revole, por vetëm pas përfundimit të aksionit. Të njëjtin rrëfim e konfirmoi për CNN edhe një zyrtar i lartë amerikan.

Po ashtu, pjesëtari i Seals që deklaroi se ishte larguar nga ushtria, sipas asaj që kolegu i tij i tha televizionit CNN, nga ky njësit elitar i ushtrisë amerikane ishte larguar për shkak se nëpër kafene të ndryshme kishte filluar të fliste për rolin e tij në aksion.

Hodhi foshnjen nga kati i 4tert

Gjykata e Tiranës ka vendosur shtrimin e detyruar në spitalin psikiatrik për Hysen Bibën, babai i cili hodhi foshnjen e tij të sapolindur nga dritarja e maternitetit "Koço Gliozheni".

Trupi gjykues, pasi shqyrtoi çështjen, doli në përfundimin se, shtetasi Hysen Biba është i pandërgjegjshëm dhe se ai duhet të shtrohet për kurim në spitalin psikiatrik.

Ndaj Bibës, janë ngritur akuza për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, pas aktit barbar që ai bëri më 30 korrik të vitit 2012.

I akuzuari, pasi qëndroi rreth 10 minuta në dhomën ku ndodhej e shoqja e tij, ia rrëmbeu foshnjen e sapolindur nga duart dhe më pas e hodhi nga kati i katërt i maternitetit. Foshnja ndërroi jetë tragjikisht si pasojë e rënies nga një lartësi e konsiderueshme.

e martë, 26 mars 2013

Kapi Peshkun Me Dhëmbë “Njeriu”!

 Një turist irlandez u befasua tepër shumë kur në Florida kapi një peshk, që kishte të gjitha gjymtyrët e peshkut, por dhëmbët e tij ngjanin fare në ata të njeriut.
Peshku, emri latin i të cilit është Archosargus probatocephalus, kurse amerikanët e quajnë “sheepshead” (kokëdele) është i veçantë sepse ka nofulla me plot dhëmbë  si të gjithë gjitarët.
Një unikat të tillë e kapi peshkatari nga Irlanda, i cili ndodhej për pushim në Florida (ShBA). Kur ra në rrjet, peshku u përpoq të s’lirohet me dhëmbë, megjithatë përfundoi në pjatën e peshkatarit.
“Kokëdelja” mund të arrijë gjatësinë 75 centrimetra, Ushqehet me gaforre dhe guaca, kurse dhëmbët i janë zhvilluar në mënyrë që t’i bluajë ‘karrocatat”  e tyre.







Ja çfarë nuk duhet bërë menjëherë pas buke


Pas ushqimit të gjithë ndihemi paksa të fryrë dhe për të rritur tretjen madje dhe në mënyrë të shpejtë, ne ecim ose pijmë lëngje apo hamë dhe fruta. Por disa nga ato që bëjmë janë në kundërshtim me tretjen pasi nuk e ndihmojnë aspak.
Ja se çfarë nuk duhet të bëni menjëherë pas ushqimit:
 Mos flini : Pengon në tretjen e ushqimeve.
 Mos bëni banjë : Kjo bën që gjaku të qarkullojë më shumë nëpër duar, këmbë dhe trup se sa në stomak. Dobëson sistemin tretës.
Mos hani fruta : Kjo shkakton fryrje të stomakut. Frutat është mirë të hahen para buke sepse kjo ndikon për mirë në tretjen e tyre.
Mos pini çaj : Gjethet e çajit përmbajnë acid që ndikon negativisht për tretjen e proteinave (megjithëse këtu varet çfarë çaji përdorni, kjo këshillë më shumë është për të ashtuquajturin çajin kinez).
Mos pini cigare : Megjithëse nuk duhet të pini asnjëherë cigare të paktën mos e bëni këtë menjëherë pas buke pasi një cigare pas buke ka dëmin e dhjetë cigareve të pira më vonë.
Mos ecni : Ecja pengon në tretjen e ushqimeve.
Mos e lironi rripin : Mund të shkaktoj bllokim apo ngatërrim të zorrëve.

Kontrollimi i telefonit mobil, rrezik per secilen lidhje

Pa marrë parasysh cilat janë motivet tuaja, mbajeni mend këtë: Një gjë e tillë, para së gjithash, është e gabuar, e marrë dhe e rrezikshme për secilën lidhje.

Privatësia si e drejtë

Nënkuptohet që do të ndani shumicën e gjërave, por secili njeri në lidhje ka të drejtë për pak privatësi. Nuk ka rëndësi se a është duke kontaktuar me dikë apo jo, rëndësi ka fakti që ai është telefoni i tij, ndërsa ju nuk keni kurrfarë të drejte që ta kontrolloni atë (pa e pyetur në fillim të dashurin tuaj).

Tregoni mosbesim

Nëse keni arsye për dyshim, pyeteni nëse nuk i besoni, problemi më i vogël juaji është përmbajtja e telefonit të tij mobil. Kur t'i keni dëshmuar se dyshoni në sinqeritetin e tij, ju e filloni një raport, i cili gjithmonë do ta përmbajë një dozë të mosbesimit në vete, si nga ana juaj, ashtu edhe nga ana e tij.

Çfarë nëse gjeni ndonjë gjë?

Nëse gjeni porosi të cilat nuk ju pëlqejnë, duhet të përballeni me të, por duhet të përgatiteni për të drejtën e tij që të kundërshtojë për shkak të një spiunimi të tillë. Ajo që bën ai nuk është në rregull, por as masat tuaja nuk e meritojnë ndonjë lëvdatë.

Çfarë nëse nuk gjeni asgjë?

Këtu qëndron problemi kryesor. Nëse dyshoni në sinqeritetin e tij, fakti që nuk keni gjetur porosi inkriminuese nuk do të ju qetësojë, por do të ju bëjë që të mendoni se ai i fsheh mirë dëshmitë. Me fjalë të tjera, nuk do të jeni aspak më lehtë, edhe më keq do të ishte që për shkak të mungesës së dëshmive dhe dëshirës për t'i gjetur ato, të bëheni tepër e fiksuar dhe të filloni ta përcillni të dashurin tuaj...

Kafeja dhe kripa për buzë të bukura



Sikur edhe për tërë grimin, po ashtu edhe për buzëkuqin, që të qëndrojë më gjatë, nevojitet një përgatitje më e mirë buzët do të duken më të plota dhe më të freskëta, pasi që ta largoni shtresën sipërfaqësore të qelizave të vdekura.
Në një enë përzieni gjysmë lugë e losion hidratues, 1/4 të lugës me kafe të sapobluar dhe 1/4 të lugës me kripë. Këtë përzierje vëreni në buzë dhe ngjishni ato për pesë minuta. Më pas fshini buzët me një peshqir të lagur në ujë të nxehtë. Nëse doni që buzëkuqi të qëndrojë me gjatë, atëherë me një laps për sy ngjyrë bezhë, neutralizojeni ngjyrën natyrore të buzëve.
Për një pamje sa më të natyrshme, së pari në buzë qitni një buzëkuq të kuqërremtë të zbehtë, e më pas një shtresë të pudrës transparente, për ta arritur efektin “mat”, këshillon eksperti i grimit, Robin Fredriks.
Nëse doni që cilado nuancë e buzëkuqit të duket më e ngrohtë, atëherë shërbehuni me metodën, të cilën e përdorin profesionistët, duke i lyer buzët me një shtresë të hollë të shkëlqyesit ngjyrë ari.

Busquets: PSG nuk ka identitet

Sergio Busquets ndez akoma më shumë sfidën e shumëpritur mes PSG dhe Barcelonës në çerekfinalen e Champions League. Mesfushori blaugrana tha për "Le Parisien" fjalë të mira për lojtarët e ekipit francez por nuk nguroi të nënvlerësojë lojën e tyre.

"Kanë shumë para dhe mund të blejnë lojtarë të mëdhenj. Pak nga pak mund të arrijnë lart në Europë por do t'u nevojiten shumë vite për të triumfuar në Champions League. Në nivel kolektiv, PSG-së do të ketë nevojë për shumë kohë për të gjetur identitetin e saj dhe për të kandiduar për fitimin e trofeut më prestigjoz. Por pot ë shikosh emrat në skuadër mbetesh thjesht i impresionuar"

Ibrahimoviç me shokë ndoshta nuk u pëlqejnë fjalë të tilla, pritet reagimi nga Parisi.

Cfar Po Ndodh Ne Kete Foto?


Terheqja seksuale


1. Aroma, është faktori kryesorë që na ndihmon për të zgjedhur partnerin.Për shembull, mjafton që të parfumosesh me disa pika rreth qafes nga era e veçantë e livandos dhe kësaj nuk mund ti rezistoj asnjë mashkull.

2. Veshja. Gruaja e veshur me të kuqe, të asocon në pasion. Me këtë ngjyrë ata shpesh fitojne ftesa për takime, pasi që meshkujt ndikohen shume nga simbolizmi romantik i ngjyrave, instiktit primar dhe seksit në përgjithësi.

3. Hormonet. Përderisa sot nje femër tërhiqet nga një mashkull tip muskular, nesër ajo mund të gjenden në krahët e një djali të sjellshëm, të tipit romantik. Kjo ndodhë për shkak të hormoneve që shpesh i përcaktojnë dëshirat.

4. Stresi. Ndjenja e stresit është në një nivel të njëjtë ndikimi në trupin e njeriut, sikur që është tërheqja seksuale, por në drejtime të kundërta. Kur një mashkull është i stresuar, ai mundohet ta balansoj gjendjen e tij psiko-fizike duke tentuar ti afrohet një femres dhe probaliteti i mundësisë për të të thirur një mashkull për një darkë romantike, është kur ai gjindet në situata të vështira, e jo në ato normale.

Te punesuarit ne restorant e detyrojn te zhvishet dhe me pastaj e torturojn (Video)


Nje e punesuar ne McDonalds e cila ishte detyruar te zhvishej nga ana e drejtueses se saj e pastaj edhe e dhunuar, u be heroine e filmit me titull “Compliance”.
Dona Samers, shefja e saj, ka pranuar nje telefonate nga nje burre i cili eshte prezantuar si polic , ku me pas ka ndjek udhezimet e tija, fatktikisht e ka detyruar punonjsen e saj ne tortura psiqike dhe fizike te cilan kane zgjatur 3 ore rresht

6 miliard njerëz kanë celularë, por vetëm 4.5 kanë banjo


Ia thoni këtë Doktorit tonë, që ka vendosur të masë çdo arritje në vend me numrin e celularëve që kanë shqiptarët.
Sipas të dhënave të OKB, gjashtë nga shtatë miliard njerëz në planet kanë celularë, por vetëm 4.5 miliard kanë një banjo.
Statistika shokuese ka bërë që organizatat ndërkombëtare të nisin një fushatë globale për të përmirësuar higjienën për 2.5 miliard njerëz në botë, shëndeti i të cilëve është në rrezik.
Zëvendëssekretari i Përgjithshme i OKB, Jan Eliasson, tha se kjo është një katastrofë e heshtur, që reflekton varfërinë ekstreme dhe pabarazinë e madhe në botë.
Numri i atyre që urinojnë në natyrë të hapur është 1.1 miliard, ndërsa nga diarreja që shkaktohet si pasojë, vdesin 750 mijë fëmijë çdo vit.
India është vendi më i prekur nga ky problem, megjithatë shumica e njerëzve aty nuk e kanë problem të kenë një celular dhe të harxhojnë ndjeshëm për të.
Çmimet e telefonatave janë reduktuar pesë herë në krahasim me një dekadë më parë.

e hënë, 25 mars 2013

Elbasan, Shfrytëzonin Vajza 15-Vjeçare Për Prostitucion, Shkatërrohet Grupi Kriminal


Policia e Elbasanit shkatërroi një grup kriminal që shfrytëzonte për prostitucion adoleshente të moshës 15-16 vjeçare.
Operacioni i koduar “Zogjtë e Natës”, i zhvilluar në Elbasan dhe jo vetëm, ka zgjatur të paktën dhjetë orë dhe në pranga kanë përfunduar shtatë shtetas, të cilët dyshohet se rekrutonin vajza minorene dhe ua ofronin ato të moshuarave kundrejt shumave të mëdha.
Nëndrejtori i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit, Dorjan Muça bëri të ditur se pas një investigimi të gjatë u zbulua se të paktën dy vajza adoleshente, të moshës 15 dhe 16 vjeç, shfrytëzoheshin për prostitucion me pagesë deri në dy milionë lekë, nga një bandë e mirëorganizuar.
Sipas funksionarit të lartë të policisë së Elbasanit, vajzat adoleshente ishin rekrutuar në rrjetin kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit me pagesë gjatë vitit të kaluar.
Sipas policisë, grupi ishte i mirëorganizuar, kishte shërbim taksi e hotele të posaçme ku zhvillonte aktivitetin. Mësohet se vajzat shfrytëzoheshin për prostitucion me një çmim të pabesueshëm ndaj klientëve, që gjithmonë ishin te moshuar nga bota e biznesit dhe emigrantë. Për të kaluar një natë me minorenet ata ofronin deri në 2 milionë lekë të vjetra.
Policia bëri të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit: Miglen Toska 22 vjeç, K. Rapollari 16 vjeç, Fabjo Ullorja 31 vjeç, Sokol Gula 34 vjeç, Nikolla Kallajxhiu 45 vjec, Vasil Nosi 58 vjeç dhe Artur Gula 30 vjec.
Nga kontrolli i banesave të personave të ndaluar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike si dhe një sasi fishekësh automatiku.

E kap me dhunë në mes të Tiranës !

 Sic e shikoni kete foto qe tregon se nje kalimtar kap me dhune nje vajze dhe tenton te kryeje maredhenie me te , vajza tenton te largohet por forca e burrit mbizoteron ne kete rast !
 Fati i saj qe ndodhen ca kalimtare aty dhe burri largohet me vrap prej frike te tyre.

 Pas nje infoje te vajzes thot qe : Un po rrija duke shijuar ajrin e paster ne ate ambient te gjelbert kur dikush me erdhi nga pas dhe me shtrengoi , ne fillim kujtova qe ishte ndonje person qe e njoh dhe po e ben per shaka por kur me kapi tek ci cat aty ktheva koken dhe pash qe nk e njihja fare , tentova te ikja por me kish mberthyer fort per mesi dhe nuk u largova dot , fati im ishte qe disa kalimtare erdhen aty dhe ai iku direkte

Bregdeti i Durresit sivjet i paster





Këtë sezon veror bregdeti i Durrësit do të jetë i pastër. Duke nisur që nga data 1 prill, të gjitha ujërat e zeza që shkarkoheshin në det do të përfundojnë në landfillin gjigant, të ndërtuar në Shën Vlash.Mësohet se ka përfunduar gjithçka, duke nisur që nga instalimi i rrjetit, deri te vënia në funksion e makinerive dhe pompave gjigante, si dhe janë bërë provat e para. Në një prononcim për gazetën "Panorama", drejtori i Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës, Doklead Ademi, deklaroi se investimi ka përfunduar dhe pritet që këto ditë impianti të vihet në punë.

Ademi garanton se këtë sezon bregdeti i Durrësit, por edhe i Golemit, do të jenë më të pastër se dikur, kur në zonë nuk kishin nisur ndërtimet. "Bregdeti i Durrësit është akuzuar ashpër për ndotjen dhe jo pa të drejtë. Është e vërtetë, pasi ndotja ka qenë në nivele të papranueshme, sepse shumë biznese dhe banesa, sidomos në zonën e Plazhit dhe të Golemit, ujërat e zeza i derdhnin në det. Tashmë ky fenomen do të marrë fund, me investimin e kryer. Impianti i Shën Vlashit ka përfunduar dhe më 1 prill vihet në funksion të plotë. Investimi garanton rehabilitimin e të gjithë zonës bregdetare, duke nisur që nga Ura e Dajlanit deri te Mali i Robit. Siç e thashë, gjithçka ka përfunduar dhe tashmë në det do të derdhet vetëm uji i shiut", deklaroi Ademi.

Investimi i mësipërm do t'i japë fund një herë e përgjithmonë ndotjes së detit, prej së cilës një pjesë e mirë e pushuesve e braktisën Durrësit. Tashmë impianti është në pritje të vënies në funksion për të sterilizuar ujin që thithet nga pompat në pika të ndryshme për të përshkuar më pas të gjithë gjatësinë, nga pjesa jugore e qytetit të Durrësit deri në Shën Vlash.

Ky proces do të mundësojë grumbullimin e ujërave të zeza të objekteve të ndërtuara në zonën turistike, për t'u dërguar në impiantin e përpunimit në Shën Vlash, ku pasi të përpunohen, do të derdhen në det, por këtë radhë uji është i pastër. Shtrirja e rrjetit të mbledhjes së ujërave të zeza ka qenë i domosdoshëm dhe emergjent, sidomos në zonën turistike të Golemit, Pishat e Buta, Mali i Robit, Shkëmbi i Kavajës e në Plazh, ku ujërat e zeza vërshonin lumë në det.

HOROSCOPE 25/3/2013

Parashikimi i Dates 25Mars 2013 

Dashi 
Mjedisi yjor nuk do jete aspak i favorshëm për te dashuruarit. Priten debate te zjarrta dhe shume lot. Mos flisni pa u menduar sepse jo vetëm do e lëndoni tjetrin, por edhe veten tuaj. Beqaret edhe sot do e kenë te vështirë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Nëse doni qe financat te jene te mira, shmangni çdo operacion te madh financiar. Nuk është ende koha.

Demi
Jupiteri do jete planeti qe do e influencoje me se dashurinë gjate kësaj dite. Do kaloni momente te ngrohta dhe sensuale me atë qe keni ne krah. Nëse ju beqare doni te krijoni sa me shpejt një lidhje, mos qëndroni te mbyllur e shtëpi, por dilni sa te mundni neper vende me shume njerëz. Ne plani financiar do keni fat. Përfitoni për te kryer investimet e menduara.

Binjaket
Dite vendimtare kjo e sotmja për te dashuruarit. Pas një kohe te gjate lidhjeje, ka ardhur momenti te vendosni çfarë do bëni ne te ardhmen. Beqaret duhet t’ia lënë gjerat kohës dhe te mos nxitohen për asgjë. Ka një moment te caktuar për gjithçka. Saturni do jete i pozicionuar keq ne qiellin e financave. Mos bëni shpenzime te tejskajshme qe mos keni tronditje.

Gaforrja
Dite e tensionuar dhe e mbushur me debate kjo e sotmja. Do ta keni te vështirë te hapni rruge sepse gjithmonë do mendoni se keni te drejte. Beqaret duhet t’i dëgjojnë këshillat e miqve dhe te mos hedhin hapa për te cilat do pendohen shpejt. Financat do fillojnë për përmirësohen ndjeshëm. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe shpenzoni me kujdes.

Luani
Gjate kësaj dite do jeni shume ne qejf dhe do përjetoni emocione te papërshkrueshme kur te jeni me partnerin. Ai do tregohet i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat ne mënyrë qe ju te ndiheni sa me mire. Beqaret duhet te dalin neper takime, por jote vendosin shpejt e shpejt te krijojnë një lidhje. Sektori i financave do jete i privilegjuar. Nuk pritet asnjë problem ne këtë fushe.

Virgjeresha
Nëse kohet e fundit keni kërkuar qetësinë ne çift, sot do doni me tepër emocione dhe pasion. Flisni me partnerin për këtë dhe ai me shume gjasa do ua plotësojë dëshirën. Beqaret do kenë vetëm flirtime dhe aventura sot. Dashuria e madhe do vije pas disa kohesh. Menaxhojini me maturi dhe kujdes financat sot nëse doni qe situata te përmirësohet shpejt.

Peshorja
Do i kushtoni me shume vëmendje parterit sot dhe do tregoheni me te sjellshëm me te. Pas një kohe jo shume te qëndrueshme dhe te bukur për ju, me ne fund do rilinde dielli. Beqaret duhet te tregohen sa me te matur me takimet qe mund te kryejnë. Mos i jepni fjalën askujt pa qene te sigurt. Ne planin financiar duhet te ulni sa me shpejt shpenzimet dhe te bëni një riorganizim.

Akrepi
Lidhje qe keni krijuar do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Te nxitur nga planetët do tregoheni me te gatshëm te bëni lëshime dhe te toleroni. Nga ana tjetër, beqaret do kenë mundësi te fillojnë lidhje te bazuara tek përputhja intelektuale dhe tek ajo shpirtërore. planin financiar do marre drejtimin e duhur dhe nuk pritet te keni probleme serioze për disa kohe.

Shigjetari
Defektet e partneri apo gabimet e vogla qe ai mund te beje nuk do kenë asnjë rëndësi për ju sot. E dashuroni aq shume atë saqë do tregoheni te kuptueshëm dhe mjaft tolerante. Beqaret do kërkojnë dashurinë e madhe, por as gjate kësaj dite nuk do e gjejnë. Beni durim. Financat do jene përgjithësisht te ekuilibruara. Disa mund te fitojnë edhe lotari qe do ua përmirësoje ndjeshëm situatën.

Bricjapi
Jeta ne çift do influencohet shume pak nga planetët sot. Mundohuni te mos tregoheni posesive dhe te mos e teproni me kritikat. Vërtet partneri është i duruar, por sot do e acaroje edhe ngritja pak me shume e zërit. Për beqaret do jete dite premtuese. Shfrytëzojeni sa me shume! Financat do jene përgjithësisht te mira, përveç disave qe do kenë tronditje për shkak te shpenzimeve te mëdha.

Ujori
Dite e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për çiftet. Do tregoheni te matur me fjalët dhe nuk do i mbani asnjë te fshehte atij qe keni ne krah. Beqaret nuk do e ndiejnë aspak vetminë edhe pse nuk do kenë një te dashur. Miqtë do i bëjnë te ndihen me se miri. Ne planin financiar duhet sa me shume maturi. Vendimet e mëdha lërini për me vone.

Peshqit
Sensuale dhe sharmante me shume se kurrë, do e bëni partnerin te ndihet me se miri gjate kësaj dite. Marrëdhënia juaj do përforcohet aq shume sa do filloni te bëni plane për te ardhmen. Beqaret do kenë një takim aq impresionues saqë do mendojnë te krijojnë menjëherë një lidhje. Financat do jene te qëndrueshme dhe nuk pritet te ketë asnjë problem.

e enjte, 21 mars 2013

Shikoni Këtë Qenie Të Çuditshme Që Tmerroi Amerikën…!


Edhe pse duket e pabesueshme, është e vërtet, u peshkua nga një burrë në New Jeresy dhe vetëm për 6 orë e panë më shumë se 1 milionë njerëz!
Menjëherë pas panikut të shkaktuar, u vunë në lëvizje autoritete policore të cilat kërkuan ndihmën e specialistëve për të qetësuar opinion publikë që ishte shokuar nga kjo krijesë kaq e çuditshme. Sipas specialistëve, kjo krijesë i përket specieve të peshkut të familjes lamprey, që i dedikohet një ngjale famë keqe. Lamprey zakonisht është rreth 90 cm. Në foto plazma duket më e mëdhe për shkak të kënd shikimit. Vetë New York Police Department konfirmoi se krijesë është lamprey.
 Kjo specie lamprey/ngjalash janë jovertebrore dhe pa nofulla. Goja e tyre është veçanërisht e pështirë sepse kanë diçka si gjuhën të çuditshme dhe me dhëmbët shumë të vegjël.
Ekzistenca e tyre është i papërshtatshëm për peshkatarët në bregun lindor të SHBA-ve, pasi lamprey jetojnë në mënyrë parazitare në dëm të peshqve të tjerë.
Duhet theksuar dhe fakti, se paniku që ngjalli kjo specie e pazakonte ngjale, ishte i pa imagjinueshëm, pasi përkoi dhe me rënien e shiut të meteoritëve në Rusi ku të shumtë ishin ata të cilët e pagëzuan atë si një qenie jashtëtokësore.

Amerika po përgatitet për kolapsin ekonomik botërorë që po vjen (video)


Amerika po përgatitet me ritme të shpjeta për kolapsin ekonomik që po vjen!
Madje, siç pretendojnë analistët ekonomikë, është më afër se kurrë…  
Kryeredaktori i Infowars si dhe agjencia Pravda kanë publikuar lajmin i cili trondit me atë çka parashikon dhe paraqet!
Pikërisht një vit më parë, marsin e viti 2012, u njoftua nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare se nuk do të avanconte në blerje që do të kalonte 450 milionë fishek brenda katër vjetëve. Ndërkohë, vetëm dhjetë muajt e fundit kjo shumë është tejkaluar shumë më tepër!
Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare ka blerë municione me vlerë 21.600.000 dollarë, pavarësisht 1.6 miliard plumbave të fituara gjatë 10 muajve të fundit.
Vetëm shtatorin e viti 2012 departamenti bleu 7.000 armë të cilat i konsideroi si “armë vetëmbrojtëse”.
Specialistët ushtarak bëjnë me dije se këto sasi fishekësh mjaftojnë për një luftë 30 vjeçare!
Por çfarë e shtyu qeverinë amerikane që të ndryshojë furnizimin me fishek?
Informacionet rreth kësaj pyetje u publikuan në sajtin FedBi, i cli objekt kryesor ka ofrimin e një sërë produktesh të shërbimeve shtetërore. Armët dhe municionet duket se do të përdoren në qendrën e trajnimeve policore në qytetin Artesia të shtetit të New Mwxico.
Madje të shumta janë dhe zërat të cilat bëjnë fjalë për një armagjedon që pritet të ndodh së shpejti për shkak të situatës së tensionuar në rang botëror për pasoj të krisës ekonomike./alb-observer.com/

Për më shumë detaje dhe hollësira ndiqni videon në vijim:

Leopardi dhe… kameramani shikon ç’i punoi! (video)


Kameramanët, për hatër të profesionit bëjnë gjithçka!
Pra, për edhe nëse vdes dikush nuk ka rëndësi, rëndësi ka që ata të xhirojnë me kamerë momentet tragjike të dalje së shpirtit!!!   Por ja q gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç i mendojnë ata dhe por tyre!
Kështu dhe Leopardi i historisë sonë, i cili ndërsa i lejon kameramanit ta filmojë dhe të “shijojë” disa momente relaksimi e paralajmëron të mos shkeli kufirin!!!
E dini ç’ndodhi?
Shikojeni videon dhe do habiteni:

NASA .. ASTEROIDI KUNDRA TOKES? NA MBETEMI VEQ TE LUTEMI ...



Si mund te shmanget nje asteroid me permasa te medha , i cili mund te godase qytetin si NEW YORK ????  LUTUNI .  Eshte pergjigjja e dhene nga CHARLES BOLDEN , kreu i NASA , gjate nje senace degjimore ne senatin AMERIKAN .

Agjensia e AMERIKANE hapsinore ka zbuluar vetem 10%  ne 10 000 asteroidet qe mund te qellojne token ,jane perkufizuar si ''CITY KILLER'' ose vrases qyteti .

Keta te fundit sic raporton noa.al kane nje diameter se paku 50m dhe nese godasin nje metropol do arrinin ta zhduknin ......   ALB.BLOGGER

e shtunë, 16 mars 2013

Kourtney Kardashian e ekzagjëron (FOTO)

Kourtney Kardashian , motra e Kim Kardashian e ekzagjëron në publik me partnerin e saj. Bukuroshja 33 vjecare eshte fotografuar në një moment mjaft te sikletshëm ndërsa partneri i saj e ka tepruar disi duke ja vendosuar duart ne publik. Megjithëse Kourtney ka treguar trupin e saj mjaft tërheqës dhe format e saj te mira.

e mërkurë, 13 mars 2013

E shikoni këtë bukuroshe? Duket e pafajshme dhe shumë… femër! Por në fakt është…

Është 24-vjeçarja Kristina Svechinskaya nga Rusia, e cila është bërë e famshme në të gjithë botën si…
  
“hakerja” më seksi, një titull i cili nuk i shkon dhe aq për shtat, jo se nuk lëshetë por…!
24-vjeçara akuzohet për pjesëmarrja në një organizatë ndërkombëtare hakerash të cilët përdoronin qindra llogari falsë duke mundure të vjedhin miliona dollarë nga bankat.
Veç t tjerash 24 –vjeçarja konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të hakerave në të gjithë botën, pasi faktet në dëm të saj janë të shumta dhe të pathyeshme. Vetëm udhëtimet e saj me pasaporta falsë janë me qindra, me dhjetëra llogari bankare ku depozitoheshin dhe tërhiqeshin me qindra e mijëra dollarë.

Akuzat që e rëndojnë atë, mund ti kushtojnë më shumë se 40 vite heqje lirie






















5 ushqimet qe duhet te konsumojme para mardhenies me partneren/in


PERPARA SE TE LEXONIT KETE LAJM KISHIT MENDUAR NDONJHERE SE CFARE DUHET TE KONSUMONIM PERPARA AKTIT ?
NDONSE DISA MENDOJNE QE ME SHUME RENDESI KA AKTI SESA KUJDESI NDAJ ORGANIZMIT , POR NQS MARDHENIA  KRYHET PA PATUR ENERGJINE E NEVOJSHME NUK ASHTU SIC DUHET .
MUND TE KENI ANKESA NGA PARTNERJA/I , PRANDAJ SIC THTO POULLI GJITHA DUHET TE JETE "PLOT"
 LEXONI ME POSHTE 5 USHQIMET KRYESORE QE NDIHMOJNE PER NJE AKT SA ME TE MBARE . 1 - MJALTI 
 2 - SHEGA
 3 - BROKOLI
 4 - KARROTA
 5 - FRUTAT (SIPAS DESHIRES DHE PREFERENCES)

Unaza, gjithçka që nuk dini për të


Unaza është një rreth i pathyeshëm, i cili në shumë kultura ka kuptimin e përjetësisë. Unazat përdoren për të simbolizuar një lidhje apo ndodhi që nuk do të marrë fund kurrë. Në kuadrin e martesës shkëmbimi i unazave ka kuptimin e bashkimit dhe të vazhdimësisë së jetës martesore. Unaza është një simbol i materializuar që shërben për të kujtuar angazhimin e përjetshëm. 
Në disa grupe unazat simbolizojnë fuqinë e magjisë dhe personi që e mban posedon disa fuqi të caktuara prej saj. Sipas tyre, fuqia magjike e unazës vjen si pasojë e materialit të unazës dhe ndërthurjes së botëve reale me atë shpirtërore. 
Në kuptimin fetar, unaza simbolizon përjetësinë dhe perfeksionin e Zotit. Ashtu sikurse unaza, as Zoti nuk ka fillim dhe mbarim. Për shumë shekuj materiali me të cilën unaza ishte bërë ose prezenca në të e një guri të çmuar, tregonte shumë për shkallën dhe pozicionin shoqëror të mbartësit. 
Unazat në atë kohë përfaqësonin gjithashtu edhe privilegjet mbretërore. Kur mbreti i dhuronte një unazë dikujt, atëherë kjo nënkuptonte se ai e merrte atë nën mbrojtje. Një dokument i vulosur me emblemën e unazës së mbretit kishte kuptimin e sovranitetit të fronit mbretëror. Në një unazë dallohet qarku i plotësuar i jetës. Ashtu sikurse ditët dhe vitet tona përsëriten vazhdimisht në ciklin e pafund të jetës dhe vdekjes ashtu edhe unaza ka kuptimin e një cikli fuqie dhe plotësimi. 
Disa e shohin unazën si shembullin tipik të rimishërimit. Të tjerë ndihen të qetë kur përdorin një unazë, pasi për ta ajo ka kuptimin e tërësisë dhe është një hajmali kundër të këqijave. Unazat shihen si një burim uniteti nga shumë njerëz. Shkëmbimi i unazave në fillimet e tij mund të ketë qenë simbol i shkëmbimit të një karakteristike të përbashkët të bashkësive primitive. Njerëzit mbajnë unaza për të deklaruar solidarizimin e tyre me vendime që kanë marrë persona të afërt me ta. Nga ana tjetër mendohet se më përpara njerëzit mbanin unaza edhe për të kujtuar ngjarje të rëndësishme si për shembull fitimi i një kampionati sportiv. 
Pra, duke mbajtur unaza të njëjta pjesëtarët e skuadrës bashkoheshin përpara një qëllimi të caktuar. Kur ne vendosim një unazë në dorën e majtë krijojmë një marrëdhënie mes trupit dhe jetës sonë dhe e forcojmë më shumë këtë lidhje nëpërmjet specifikimit të një gishti të caktuar. Kur ne vendosim një unazë në dorën e djathtë përqendrohemi në anën tonë krijuese dhe aspektin e të dhuruarit, të ndarit e gjërave me të tjerët, por edhe këto më të specifikuara në veçanti të gishtit të vendosur. Me anë të dorës së majtë ne marrim energji, ndërsa me të djathtën japim. Këto bashkohen në balancën e të qenët të dyja një domosdoshmëri për ne. 
Të dyja duart mund të mendohen si një ekuilibër ndërmjet botës dhe fuqisë së brendshme, e cila na duhet për të ecur përpara duke krijuar strukturën e botës së jashtme. Është interesant fakti që për unazat kultura të ndryshme kanë perceptime të ndryshme, disa mendojnë se unaza e martesës duhet të vihet në dorën e majtë, ndërsa një pjesë tjetër e botës mendon se duhet të vihet në dorën e djathtë. Secili gisht përfaqëson në vetvete cilësi të veçanta të cilat gjithmonë janë pozitive edhe pse ndonjëherë teprohet me karakteristikat e tyre.
Jupiteri apo gishti tregues ka lidhje me besimin te vetja, me ambicien, me aftësitë drejtuese dhe ndonjëherë ka edhe kuptim fetar ose spiritualist. Duke e vënë unazën në gishtin Jupiter në përqendrohemi më shumë tek aspektet e jashtme të jetës, në lidhjet me personat e tjerë dhe me ndarjen e fuqisë. Personat Jupiter janë të prirur që të marrin role ekzekutive dhe që gjithnjë të bien në sy. Në gishtin tregues unazat vendosen edhe për të marrë motivim nga të mirat materiale dhe financiare.
Saturni apo gishti i mesit quhet timoni i ekuilibrit të personalitetit midis të drejtës dhe të gabuarës, midis të vërtetës dhe gënjeshtrës. Në këtë gisht gjenden cilësitë tona humane dhe universale të së drejtës, ligjit dhe marrëdhënieve të tjera. Cilësia më kryesore e Saturnit është tendenca që kanë personat për të kritikuar veten dhe për të mbajtur sekrete.
Apollo ose gishti i unazës ka cilësitë më të mira dhe më pozitive, kjo është arsyeja përse ai preferohet shumë dhe është një simbol me rëndësi. Apollo përfaqëson mbi të gjitha krijimtarinë në të gjitha fushat e jetës dhe jo vetëm në art. Gishti i unazës përfaqëson kultivimin e dashurisë dhe bukurisë në të gjitha format e saj, por veçanërisht në natyrë. Apollo është energjia pozitive që gjendet brenda secilit prej nesh dhe që ndikon në gjendjen tonë shpirtërore gjatë gjithë kohës.
Mërkuri ose gishti i vogël shpreh energjinë për të komunikuar. Mendojeni Mërkurin si antenën e trupit tuaj, e cila jep dhe merr sinjal. Gishti i vogël përmban aftësitë tuaja komunikuese jo vetëm në aspektin verbal, por në të gjitha aspektet. Mërkuri përfaqëson intuitën tonë, mënyrën sesi ne i perceptojmë të gjitha informacionet e të dhënat dhe gjendjen shpirtërore me të cilën ne do t’i përcjellim ato. Unaza në gishtin e vogël manifeston inteligjencë të pastër dhe për këtë fakt mbahet nga shumë persona që konsiderohen të pushtetshëm. Gishti i madh është i vetmi gisht, i cili nuk mbart një emër nga perënditë e lashta greke. Ai përfaqëson vullnetin personal dhe universal. Vullneti është një cilësi që e kemi nga vetë ndërtimi ynë njerëzor, por në këtë rast bëhet fjalë për vullnetin e caktuar që na duhet në rrethana të veçanta. Ajo që duhet të keni parasysh është që të kujdeseni ta vini unazën në gishtin që mendoni se ju përfaqëson më së miri.

Tmerr! 90 meshkuj përdh unuan një 16-vjeçare 90 herë për 48 orë!

Nje dicka e pazakonte ka ndodhur ne nje province te Meksikes .
90 djem kane per dhunu ar nje te mitur vetem 16 vjecare , per te mos mjaftuar vetem kjo ajo ka qene e detyruar te kryeje kete funksion per afro 48 ore .
Policia lokale eshte vene mnjehere ne kerkim te autoreve dhe sipsa te dhenave paraprake behet me dije se jan zbuluar disa persona qe kane marre pjese ne kete skandal te paprecendete .

e hënë, 11 mars 2013

TUNA cmend fansat .. njeri nga fansat i fut durte


Elena e BB6, del përsëri e zhveshur.. cmi bo e ka FIKSIM :p

Ndersa vajzat e tjera jane te veshura, Elena e BB6 thuajse eshte zhveshur, dhe e ngaterron shtepine e vezhguar te shqiptareve me ndonje vend mbi 18.Megjithese urojme qe keshtu sic shihet ne kete foto te kete qene ne oret e vona te nates, pasi ky reality-show ndiqet edhe nga femijet.

Berisha: Të ulim moshën e votimit në 16 vjeç. Edhe nusja e pushka në këtë moshë jepeshin


Propozimi i radhës i kryeministrit Sali Berisha është që të votojnë edhe 16- vjeçarët.
Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se këtë shqetësim të rinjtë ia kanë ngritur atij në rrjetet sociale.
“Ne vërtet po ecim drejt datës 23 qershor, detyrimit tonë madhor për një proces zgjedhor të shkëlqyer, detyrimit tonë madhor për një program, i cili po përpunohet në mënyrën më intensive, çdo orë dhe çdo ditë, i cili për hir të së vërtetës dhe po zbatohet, siç janë paketat e reformave, që vijnë brenda kësaj jave në parlament dhe të tjera të mishëruara në vendime të qeverisë, të cilat prekin në mënyrë pozitive direkt, pothuaj çdo qytetarë shqiptarë,” tha Berisha.
“Para se të ndalem tek reformat që vijnë kësaj jave në parlament, do t’i kërkoja Kryetarit të Grupit Parlamentar të negociojë me zotin Gramoz Ruçi dhe me grupet e tjera parlamentare, uljen e moshës së votimit, në 16 vjeç.
Janë me qindra të rinj, të cilët më pyesin në Facebook, në SMS. Po ne a do të votojmë? Po ne pse nuk votojmë? Mirëpo po të rrimë ta mendojnë thellë, mos konsideromi i tyre, dëshmon një prapambetje në kohë të gjykimit tonë për ta,” vijoi kryeministri.
“Kjo është një gjeneratë krejtësisht tjetër, e pakrahasueshme as edhe me një gjeneratë të vetme në historinë e kombit. Kjo është një gjeneratë, e cila u mëkua që ditët e para të jetës me lirinë dhe vlerat e saj. Kjo është gjeneratë e internetit, i cili i bën ata të dinë më shumë, sesa ç’dinin 50 vjeçarët para gjeneratës së tyre. Kjo jo se ata nuk kishin përkushtim, por se burimet e informacionit që ta kanë, i mbrujnë, i maturojnë këta me një sasi dijesh, që ne e kemi të vështirë ti vlerësojmë dhe ti marrim me mend.
Unë di që edhe vende të tjera kanë ulur moshën e votimit, madje mos gaboj në Shqipëri ka parti politike, të cilat kanë ulur moshën e anëtarësimit dhe Partia Demokratike duhet ta ulë moshën e anëtarësisë, detyrimisht. Unë them edhe njëherë se kjo është një gjeneratë, të cilën ne e kemi të vështirë ta imagjinojmë shkallën e zhvillimit të saj. Krejtësisht tjetër. Nuk po flas për veten time. Nuk po flas për vitet e fëmijërisë sime në shkollën 7-vjeçare dhe shkollën e mesme në Tiranë, por edhe po të marrim kohëra shumë më të afërta, dallimet janë të paimagjinueshme. Ata janë të përgatitur për përgjegjësi. Imagjinoni ju, mijëra e mijëra prej tyre aplikojnë dhe ndjekin universitetet në mbarë botën. Imagjinoni ju, në periudhën time akademike, dhënia e gjuhëve të huaja përbente një çështje madhore, kurse këta japin “Toeflin” me lehtësinë më të madhe, apo gjuhët e tjera”.
“Shqipëria s’ka pasur kurrë në histori një gjeneratë brilante, siç është kjo e tanishmja. Ndaj dhe zoti kryetar do t’i bësh një ftesë zyrtare zotit Gramoz Ruçi. Nuk ka asnjë vështirësi teknike, sepse gjithçka e kemi automatike për listat e votimit. Mjafton vullneti politik i forcave politike dhe në një kohe prej disa orësh prodhohen listat që përfshijnë të gjithë 16 vjeçarët e vendit.
Në të vërtet po të kthehemi në traditë, se tani ka shumë që nuk ju pëlqen më tradita, e shoh që Ndue Paluca po buzëqesh, se pushka i jepej 16 vjeç. Tani nuk është më koha e pushkës, tani vota i jepet 16 vjeç, edhe nusja jepej 16 vjeç, ndaj dhe kjo moshë ka pasur një vlerësim në të gjitha kohërat, por tani kjo është mosha e lirisë, është mosha e internetit. Tani është krejt tjetër. Ne duhet t’u japim të drejtën e votës, si një shoqëri e qytetëruar. Na takon edhe për një arsye tjetër. Ne jemi komb i ri. Ne jemi komb, që vetëm 12 përqind e kemi mbi moshën 65 vjeç dhe në aspektin e përfaqësimit të moshave është e domosdoshme, për të qenë më të drejt, më të barabartë ndaj qytetarëve, që të paktën 16 vjeç e sipër, t’ju jepet e drejta e votës”

SI TE BENI LEK NEPERMJET INTERNETIT